Operacionet e evakuimit në aeroportin e Kabulit në fazën përfundimtare
Forcat amerikane në aeroportin e Kabulit janë në fazën përfundimtare të evakuimeve, duke i dhënë fund 20 viteve të pranisë ushtarake atje.

Një zyrtar i sigurisë perëndimore i tha Reuters se koha për përfundimin e operacionit ende nuk ishte vendosur, por kanë mbetur pak më shumë se 1 mijë civilë në aeroport që presin të largohen, raporton BBC.
E marta është dita e fundit e mundshme, sipas një marrëveshjeje të rënë dakord me talebanët.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të shtunën se një sulm tjetër kamikaz mund të ndodhë në aeroportin e Kabulit.
Ndërkohë Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga zona pranë aeroportit për shkak të një “kërcënimi specifik, të besueshëm”.
Të enjten një shpërthim kamikaz pranë aeroportit të Kabulit rezultoi në vrasjen e 170 personave.
Një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten rezultoi në rreth 170 të vdekur.
Nga ana tjetër, ekspertët dhe inxhinierët teknikë talebanë janë gati të marrin aeroportin e Kabulit sapo të largohen forcat amerikane, thotë grupi që tani kontrollon Afganistanin.
Një zyrtar taliban i tha Reuters: “Ne jemi duke pritur lajmin përfundimtar nga amerikanët për të siguruar kontrollin e plotë.”
Talibanët gjithashtu kanë thënë se shpresojnë të shpallin një qeveri për vendin brenda pak ditësh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



