‘Operacioni fshesa’, Rama ‘shpëton’ Tiranën nga Balluku
I dorëzon “çelsat” Manastirliut
Kryeministri Edi Rama ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në strukturën politike të Partisë Socialiste, duke hequr Belinda Ballukun nga posti i drejtueses politike të Qarkut Tiranë dhe duke emëruar në vend të saj ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Vendimi u bë publik sot, gjatë një takimi me socialistët e Njësisë 5 në Tiranë, ku Rama e përmendi ndryshimin “në mënyrë të tërthortë”, por të qartë për të pranishmit.
“Dhe për këtë arsye, ne e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Dhe për këtë arsye, menduam, me Ogertën, si drejtuesja politike e qarkut, por edhe si deputete e Tiranës, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa, që të marr pjesë sa të jetë mundësia, në dëgjesat që do t’i bëjmë në të gjithë territorin”, deklaroi Rama.
Ky është distancimi i parë publik i kryeministrit dhe i Partisë Socialiste nga Belinda Balluku, pas zhvillimeve të fundit në hetimin e SPAK, që e ka akuzuar atë për përfshirje në aferën miliona euro të tunelit të Llogarasë.
Burime nga selia rozë thonë se vendimi pritej prej ditësh, ndërsa përzgjedhja e Manastirliut shihet si një përpjekje e Ramës për të ruajtur stabilitetin politik në kryeqytet dhe për të shmangur çdo ndikim negativ që mund të ketë skandali i Ballukut në imazhin e partisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



