E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni ‘Korinthos’,shpëton një person i marrë peng  për 10.000 euro
Lajme

Operacioni ‘Korinthos’,shpëton një person i marrë peng për 10.000 euro

Një operacion policor ndërkombëtar u zhvillua ndërmjet Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana. Falë operacionit ”Korinthos”, iniciuar nga Policia e Tiranës, u çlirua një person i marrë peng që mbahej në fshatrat e Greqisë dhe u arrestuan 5 rrëmbyesit e tij. Nga këta, 1 i arrestuar në Shqipëri dhe 4 në Greqi.

Policia e Tiranës mori informacion se në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe  i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

Pas një hetimi disaditor duke përdorur metodat speciale të  hetimit, Policia Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana, finalizoi me sukses operacionin policor ndërkombëtar “Korinthos”.

Policia e Tiranës, pas informacionit për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe pengut J.T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tirana, Policisë greke informacionin  dhe Policia greke bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh.N., 49 vjeç, banues në Tiranë; H.M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë; B.M., 41 vjeç, banues në Tiranë; M.M., 19 vjeç, banues në Tiranë si dhe të  L. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, (bashkëpunëtor)

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lirimi i pengut, shtetasi J. T., banues në Tiranë.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vazhdon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Dosja do t’i kalojë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e  pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.