E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita kërkon shkarkimin e Peleshit: Ik jep dorëheqjen!
Lajme

Opozita kërkon shkarkimin e Peleshit: Ik jep dorëheqjen!

Po shqyrtohet këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kërkesa e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Fjalën e mori i pari nga radhët e opozitës deputeti i PD, Ivi Kaso, i cili renditi argumentet dhe shkeljet që sipas tyre ka kryer kryetari i Kuvendit, duke kërkuar shkarkimin e tij.

“Ik përpara votimit dhe jep dorëheqjen. Zgjidh dinjitetin tënd përpara detyrës së partisë. Ti je ai që ke tentuar të heshtësh opozitën në sallën e Sovranit.

Do ikësh pa dinjitet, por do çlirosh Kuvendin nga drejtimi i një kryetari që nuk diti të drejtojë këtë institucion. Do ikësh pa dinjitet, por do t’u kesh kursyer kolegëve të maxhorancës të të mbrojnë me votë një muaj pasi ke marrë karrigen e numrit dy të Shtetit”, tha Kaso ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.