Opozita në shesh, zbulohet itinerari që do të ndjekin protestuesit
Protesta e thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë ka vijuar me ndryshim të itinerarit në qendër të Tiranës, pasi tubimi i parë u zhvillua përpara godinës së Kryeministria e Shqipërisë.
Qytetarët dhe mbështetësit e opozitës qëndruan për 30 minuta dhe nuk u shënua asnjë incident, veçse një molotovi të hedhur.
Organizatorët kanë vendosur që protesta të vazhdojë në formën e një marshimi drejt disa institucioneve kryesore shtetërore. Protestuesit pritet të lëvizin fillimisht drejt Policia e Shtetit, ku do të ndalojnë për disa minuta.
Më pas, tubimi do të zhvendoset drejt Ministria e Drejtësisë, ndërsa në plan është edhe ndalimi përpara institucioneve të tjera përgjatë itinerarit në qendër të kryeqytetit.
Sipas organizatorëve, protesta do të përmbyllet sërish përpara godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mblidhen përsëri protestuesit për të dhënë mesazhet përfundimtare të tubimit. Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në disa pika të qytetit për të monitoruar situatën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



