E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita vijon me aksionin e mosbindjes civile, seanca plenare mbyllet pas 12 minutash
Lajme

Opozita vijon me aksionin e mosbindjes civile, seanca plenare mbyllet pas 12 minutash

Edhe këtë të enjte, opozita vendosi të vazhdojë me mosbindjen e saj civile në parlament, duke bërë që seanca plenare të mos zgjaste më shumë se 12 minuta.

Deputetët e opozitës u futën në parlament me pankarta në duar dhe  u bënë “gardh” para foltores.

Në momentin e nisjes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët ndezën zhurmuesit dhe kërkonin largimin e gardës nga salla.

Po ashtu ata kërkonin vendet e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Na jep komisionet hetimore,” i drejtohet Salianji, Nikollës.

Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën.

I pranishëm në seancë ishte edhe kryeministri, Edi Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.