Orban ‘dezerton’ Europën, kundërshton luftën BE-Rusi
Kryeministri hungarez Viktor Orban u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin partinë në pushtet Fidesz në zgjedhjet parlamentare të prillit 2026, me argumentin se vetëm kështu Hungaria mund të “qëndrojë larg” planeve që ai i konsideron të rrezikshme nga Brukseli.
Në një tubim në Kecskemet, Orban deklaroi se udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë vendosur për përgatitje të mundshme lufte me Rusinë deri në vitin 2030. Sipas tij, qeveria hungareze do të bëjë gjithçka për të mos lejuar që vendi të përfshihet në këtë kurs politik.
“Sinjalet e shqetësimit nga drejtimi aktual i BE-së – që kërkon vazhdimin e konfliktit në Ukrainë dhe një përballje të drejtpërdrejtë me Rusinë – duhet të merren shumë seriozisht. Një luftë po afron dhe kërcënimi është politik. Qëndrimi zyrtar është që Europa duhet të jetë gati deri në vitin 2030. Hungaria thotë: jo, jo, jo. Detyra është ta mbajmë Europën larg luftës”, u shpreh Orban.
Megjithatë, ai theksoi se qeveria hungareze mbështet përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit në Ukrainë dhe është e gatshme të mbështesë çdo plan paqeje të propozuar nga SHBA. Orban gjithashtu paralajmëroi se Hungaria do të kundërshtojë çdo përpjekje të liderëve europianë për ta çuar kontinentin drejt një konfrontimi të ri ushtarak me Rusinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



