“Oti Kila” reagon lidhur me atentatin me 4 të plagosur në Elbasan
Pas raportimeve se nipi i Kastriot Kilës, i njohur me nofkën “Oti Kila”, ishte shënjestra e atentatit të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut në Elbasan, vetë Kila ka reaguar duke i mohuar këto pretendime.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kastriot Kila ka sqaruar se nipi i tij ndodhej në ambientet ku ndodhi ngjarja vetëm rastësisht dhe nuk kishte asnjë lidhje me objektivin e sulmit.
“OtI Kila” ka hedhur poshtë zërat se ngjarja kishte lidhje me familjen e tij, duke kërkuar që të mos përhapen informacione të pasakta lidhur me atentatin.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 20 korrikut në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri duke lënë të plagosur tre persona.
Të plagosurit janë identifikuar si Armand Tomorrica, 32 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç dhe Bjorgi Hoxha, 19 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ata kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe janë larguar rreth dy orë më pas, pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqiste rrezik për jetën.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të motiveve të atentatit në Elbasan.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



