Pa maska dhe pa distancë kundër masave anti-COVID , qindra protestues të arrestuar në Berlin
Të paktën 300 demostrues janë arrestuar gjatë protestave kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria gjermane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Raportohet se 38.000 njerëz dolën në rrugët e Berlin për të protestuar paqësisht kundër këtyre masave.
Protestuesit u arrestuan në tubim pasi hodhën gurë dhe shishe.
“Për fat të keq nuk kishim mundësi tjetër,”-shkroi policia e Berlinit në Twitter, duke sqaruar se i kërkuan demonstruesve të shpërndahen por ata filluan të hidhnin gurë e shishe.

Protestuesit qëndronin afër njëri-tjetrit dhe pa maska, në kundërshtim me udhëzimet e dhëna për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Megjithëse Gjermania nuk ka një numër të lartë të prekurish sa në vendet e tjera të Evopës, shkalla e të infektuarve është në rritje.

Protesta të ngjashme janë zhilluar edhe në qytete të tjera evropiane, ku disa demonstrues e kanë quajtur virusin “mashtrim”, raporton BBC.
Mijëra u mblodhën në Sheshin Trafalgar të Londrës për të protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit dhe 5G.
Protesta të ngjashme u zhvilluan në Paris, Vjenë dhe Zvicër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




