E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pacolli zbulon  dy vajzat jashtëmartesore
Lajme

Pacolli zbulon dy vajzat jashtëmartesore

Në intervistën me Arbana Osmanin

Politikani dhe biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili ka përfituar dhe koncesione në Shqipëri përmes kompanive të tij, ka dhënë një intervistë ekskluzive për podkastin e Arbana Osmanit. Në një bisedë të hapur dhe plot detaje nga jeta e tij personale, Pacolli rrëfeu një anë më pak të njohur të tij, duke u prezantuar si një “hamshor” në kuptimin e tij më të drejtpërdrejtë.

Gjatë intervistës, ai pranoi se është baba i dy vajzave nga lidhje jashtëmartesore, me dy gra të ndryshme, duke ndarë detaje interesante për situatat e tyre. “Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak. Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar por e dështuar lidhja,” tha ai.

Kur u pyet nga Arbana se sa herë ka qenë i dashuruar, Pacolli zbuloi se ka pasur shumë lidhje të rëndësishme në jetën e tij. “Nuk është e lehtë ta them këtë. Nuk mund t’iu them që kam qenë i virgjër në jetë dhe nuk kam bërë asgjë. Kam pasur jetën time dhe kam pasur ndjenja të dua, edhe femra. Kam pasur mikesha, kam pasur femra shumë të dashura dhe nëse do ta bëja një evidencë, unë besoj te secila ka mbetur një derë e hapur, nuk është mbyllur,” rrëfeu ai, duke shtuar se vazhdon të komunikojë me disa prej tyre.

Ai gjithashtu tregoi se e informon gruan aktuale për këto lidhje të kaluara. “Dhe gruan time tani që e kam në jetë goxha dinjitoze dhe të mirë, unë e informoj,” theksoi Pacolli.

Podkasti në rënie: Arbana Osmani pa klikime indiane

Ndërkohë, duket se episodet e fundit të podkastit të Arbana Osmanit nuk po tërheqin më të njëjtën vëmendje si dikur. Burime pranë platformës së YouTube kanë konfirmuar se klikimet e saj kanë rënë drastikisht që kur hoqi dorë nga blerja e klikimeve nga India. Nëse episodi i parë grumbulloi rreth 1 milionë klikime në 24 orët e para, ku shumica e tyre vinin nga India, intervista me Behgjet Pacollin nuk ka arritur as 200 mijë klikime.

Kjo rënie dramatike ngre pikëpyetje mbi suksesin real të podkastit dhe ndoshta tregon që audienca shqiptare kërkon më shumë përmbajtje autentike se sa spektakël për klikime. Ndërsa Behgjet Pacolli solli histori pikante dhe rrëfime personale, duket se publiku ka pritur më shumë nga një emision që dikur pretendonte të dominonte skenën online.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.