Padia e PD për tenderin e ushqimeve, reagon Xhaçka: E mirëpres dhe inkurajoj SPAK të hetojë
Pasi Partia Demokratike ka dorëzuar sot në SPAK kallëzimin penal për Olta Xhaçkën, në lidhje me tenderin 1.5 milion euro për ushqimet dhënë një kompanie maqedonase, ka reaguar menjëherë Ministrja e Mbrojtjes.
Xhaçka është shprehur se e mirëpret kallëzimin penal te PD dhe inkurajon SPAK që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sipas saj sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi.
Ndërkaq në reagimin e saj në “facebook” Xhaçka shprehet se “është po aq e ulët e imorale nëqoftëse opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit Babale në një përpjekje për të sabotuar luftën e minuar përpjekjen tonë të përbashket për t’i bërë ballë me sa më pak humbje e vuajtje armikut të padukshëm”.
Më tej ministrja thekson se i takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi.
Shkruan Olta Xhaçka:
E mirëpres padinë e PD dhe e inkurajoj SPAK që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi. PD ka të drejtë kur thotë që do të ishte veçanërisht e ulët e kriminale nëse një ministër do të përfitonte nga pandemia për të bërë korrupsion.
Por është po aq e ulët e imorale nëqoftëse opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit Babale në një përpjekje për të sabotuar luftën e minuar përpjekjen tonë të përbashket për t’i bërë ballë me sa më pak humbje e vuajtje armikut të padukshëm!
I takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi. Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



