Padia për shpifje ndaj Erion Veliajt, Lulzim Basha paraqitet në GJKKO, refuzon pajtimin me kryebashkiakun
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj, mëson “Publik.live”
Mësohet se me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje nga Gjykata e Tiranës në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet.
Kështu, gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj ka vazhduar.
Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të kryedemokratit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha është paraqitur në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes.
Katër muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



