E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paguanin me para falso në karburante, arrestohen dy 19-vjeçarët
Publik News

Paguanin me para falso në karburante, arrestohen dy 19-vjeçarët

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë një operacioni të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë U. M., 19 vjeç dhe N. P, 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas Policisë, këta të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska. Atyre iu sekuestruan kartëmonedha të falsifikuara dhe dy aparate celulari.

Dosjet e tyre iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.