E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paketa AntiKÇK/ Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: S’kanë parë gjë akoma
Publik News

Paketa AntiKÇK/ Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: S’kanë parë gjë akoma

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se paketa AntiKÇK do të dublojë SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në Twitter, Rama shkruan se kjo paketë është më agresivja që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në 30 vjet, kundër krimit të organizuar.

 

Sipas kryeministrit, Operacioni Forca e Ligjit as nuk pengon e as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është  komplementar me to dhe se do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë.

Postimi i plotë:

Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma, po ama s’kanë parë gjë akoma!

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është  komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.