E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paketa fiskale, shpërthen Braçe: Kush nuk bën punën, të ikë!
Lajme

Paketa fiskale, shpërthen Braçe: Kush nuk bën punën, të ikë!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me Paketën Fiskale të miratuar në seancën e fundit të Kuvendit, duke theksuar se nuk votoi për disa nga ligjet e saj.

Braçe shprehet se amendamenti i tij për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, duke përfshirë ato në proces legalizimi, të legalizuara apo të paregjistruara, nuk u mor parasysh, pavarësisht se një procedurë e tillë ishte realizuar më parë. Ai ka nxjerrë dokumente të rivlerësimit të pasurive nga viti 2019 deri në mes të vitit 2022 për të argumentuar këtë.

“Kam qepur gojën dhe doja të isha i qartë për qëndrimin tim në raport me Paketën Fiskale dhe transparencën me secilin prej jush. Unë nuk votova një pjesë të ligjeve. I pari ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme ka përfshirë procesin e rivlerësimit të pasurive në legalizim dhe regjistrim, por këtë herë amendamenti im nuk u pranua. Kush nuk bën punën duhet të ikë,” tha Braçe.

Ai kritikoi gjithashtu Kadastrën, duke theksuar se refuzimi i amendamentit është justifikuar me vështirësitë e zbatimit, pavarësisht se një proces i ngjashëm ishte realizuar më parë dhe përfshirë në ligjet e mëparshme. Braçe shtoi se dhjetëra pallate në Njësinë 5 dhe qindra shtëpi në Selitë janë përjashtuar nga rivlerësimi.

“Dhjetëra pallate dhe qindra shtëpi janë të përjashtuara nga rivlerësimi. Jam votuar për t’u shërbyer qytetarëve dhe nuk mund të hesht kur procesi nuk respektohet si duhet,” përfundoi deputeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.