E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka flet pas  propozimit të draftit për Kosovën nga Rama : Ka kaluar çdo limit,  sot është armiku nr. 1 i shqiptarëve
Lajme

Paloka flet pas propozimit të draftit për Kosovën nga Rama : Ka kaluar çdo limit, sot është armiku nr. 1 i shqiptarëve

Për Edi Palokën, Edi Rama e ka kaluar çdo limit dhe sot ai është armiku numër 1 i shqiptarëve.

Reagimi i deputetit dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, ka ardhur pas draftit të paraqitur sot nga Edi Rama, për asocasionin serb në Kosovë.

Reagimi i Edi Palokës:

Rama i ka shkelur me kohë gjithë kufijtë në marrëdhëniet me Kosovën, por propozimi i fundit në emër të qeverise shqiptare i draftit të Vuçiçit për Asocacionin i bie të jetë pika që derdh kupën.

Gjatë gjithë kohës si kryeministër i Shqipërisë, Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhënë mbështetje të hapur Serbisë dhe Vuçiçit. Në të njëjtën kohë ka sulmuar në mënyrë permanente gjithë kryeministrat dhe drejtuesit politikë të Kosovës që kanë dalë kundër interesave Rama-Vuçiç.

Nuk është hera e parë që Rama merr përsipër të propozojë si të qeverisë shqiptare projektet antishqiptare të Vuçiçit. Ndarja e Kosovës dhe Ballkani i Hapur, janë dy projektet e tjera serbo-ruse që Rama ka marrë përsipër ti paraqesë si propozime shqiptare.

Ndërkaq qëndrimet publike të Ramës kanë qenë deçizive në opinionin ndërkombëtar për transformimin e Serbisë nga agresore, autore e gjenocidit në Kosovë, në “viktime” aq sa kemi arritur sot që me sanksione të kërcënohet Kosova dhe të ledhatohet Serbia.

Rama ka kaluar çdo limit. Ai është sot armiku nr. 1 i shqiptarëve dhe duhet ndalur me çdo mënyrë, ndryshe nuk do kemi kohë për tu penduar …!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.