E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka reagon ashpër: Këtu ka vetëm një vrasës, një grabitës, ai është Edi Rama, duhet shporrur…’
Lajme

Paloka reagon ashpër: Këtu ka vetëm një vrasës, një grabitës, ai është Edi Rama, duhet shporrur…’

Unë mbështes padiskutim çdo protestë qytetare, jo vetëm si deputet i PD . Por nëse edhe pas dhjetë vitesh, nuk kemi kuptuar ende se këtu ka vetëm një vrasës, ka vetëm një kriminel, ka vetëm një të korruptuar, ka vetëm një grabitës, ka vetëm një oligark që duhet shporrur, atëherë nuk kemi kuptuar asgjë. Nëse nuk do shporrim Edvin Ramën nga kryeministër, asgjë nuk do të ndryshojë. Ai nuk e ka problem të ndryshojë vendet e krimineleve dhe të korruptuarve; heq një e vë një tjetër. Ai është autori i të këqijave që bien çdo ditë mbi shqiptarët.

Sa të jetë ai në krye, mund të ndryshojnë emra drejtorësh, madje dhe ministrash, po asgjë tjetër nuk do ndryshojë sepse gjithë kjo hordhi banditësh e kriminelësh, hajdutësh e oligarkësh, nuk do të ekzistonin as edhe një minutë pa Edvin Ramën.

Prandaj boll i drejtuam kërkesa për zgjidhje atij që është përgjegjësi i vetëm i kësaj situate; boll kërkuam dorëheqje drejtorësh e ministrash. Në se duam vertetë zgjidhje, objektivi është vetëm një; të shporrim kryekriminelin, kryehajdutin, kryeoligarkun, kryetradhëtarin…Këtë pleh që ende ka guxim të anatëmojë e sulmojë ata që reagojnë ndaj krimeve monstruoze dhe skandaleve pafund të tij, po që në fakt e meriton prej kohesh ta tërheqesh zvarrë, çdo ditë, çdo orë e çdo minutë për të keqijat që ju bën çdo ditë, çdo orë e çdo minutë ketij vendi e këtyre njerëzve.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.