E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka reagon ashpër pasi drejtori i Policisë nxori videon me armë të mamasë së 15-vjeçarit të dhunuar
Publik News

Paloka reagon ashpër pasi drejtori i Policisë nxori videon me armë të mamasë së 15-vjeçarit të dhunuar

Partia Demokratike reagon pas deklaratës nga drejtori i Policisë Shtetit, Ardi Veliu për dhunën e ushtruar nga policia ndaj një adoleshenti, ku për të justifikuar sjelljen e djalit dhe incidentin, tregoi një video, të mamasë së tij, Zaida Çobo, e cila duket me një pistoletë në dorë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se kjo sjellje e Ardi  Veliut ishte një skandal i dyfishtë.

Paloka thotë se Veliu duhet të shkarkohet dhe të shkojë para drejtësisë.

Sipas demokratit, nëna e 15-vjeçari është aktore dhe pamjet që ka paraqitur Ardi Veliu janë pjese të një filmi artistik.

REAGIMI I PALOKËS

SKANDAL i dyfishte!
Ardi Veliu duhet shkarkuar menjehere dhe duhet te dale perpara drejtesise!
Gjate mbledhjes se Komisionit te Sigurise , Drejtori i Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, duke dashur te justifikoje dhunen e policise ndaj nje 15 vjecari, ka nxjerre nje video te nenes se djalit ku ajo duket me nje pistolete ne dore. “Ja nga cfare familje vjen djali”-ka thene Veliu duke dashur te justifikoje me kete “argument” dhunen.

Rezulton se nena e djalit 15 vjecar eshte aktore dhe pamjet qe ka paraqitur Ardi Veliu jane pjese te nje filmi artistik…!

Justifikimi i dhunes do te ishte i denueshem edhe sikur pamjet te ishin reale , po ja qe Drejtori i Pergjithshem i Policise jo vetem justifikon dhunen e policise ndaj nje te mituri po per kete edhe mashtron .

Keto metoda te Sigurimit te Shtetit , Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti…!

Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.