Paloka thirrje protestuesve: Ndiqni kryetarin Basha, nisni marshimin drejt…
Pas 1 orë e 30 minuta para ndërtesës së Kryeministrisë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka u ka bërë thirrje protestuesve që të ndjekin liderin e opozitës, Lulzim Basha në marshim drejt Parlamentit.
19:25
Teksa vazhdon prej më shumë se një ore protesta e opozitës, qindra protestues kanë marrë “kontrollin” e shkallëve të ndërtesës së qeverisë.
Policia u bën thirrje protestuesve me megafon që të heqin maskat që kanë mbuluar fytyrën e tyre. Policia u kërkon protestuesve që të heqin mjetet piroteknike.
“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, kapsolla, tymuese. Hedhja e kapsollave rrezikon jetën e punonjësve të policisë. Të nderuar organizatorë merrni masa që personat që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska të zbulojnë fytyrën ose të largohen nga protesta. Si organizator i protestës jeni përgjegjës përballë ligjit që protesta të jetë paqësore”, thuhet midis të tjerave në thirrje e policisë.p
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



