E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloma rrëfen sfidat në fillimet e karrierës në Klan: Aldo i mëngjesit ishte xheloz për mua
Publik News

Paloma rrëfen sfidat në fillimet e karrierës në Klan: Aldo i mëngjesit ishte xheloz për mua

Gjatë bisedës, Paloma, emri i vërtetë i së cilës është Rudina Demneri, zbuloi se kolegu i saj, Aldo Lipe, në atë kohë bëhej xheloz për të. Për këtë arsye, sipas gazetares, ai është munduar që t’i denigronte figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.

“M’u propozua një emision mëngjesi atëherë, ‘Good Morning Albania’. Do dilja si gazetare që do raportoja lifestyle-n, përditshmërinë… Se dua të flas se s’kam fol kurrë për këtë pjesë.

Edhe fillova të familjarizohesha shumë me shqiptarët. Bëja gjëja që i ndjeja moj, gjëra që kisha shumë dëshirë t’i shprehja, ndaja emocione, dilja jashtë formatit të programit. Tanit filloi t’i pëlqente ideja e spontanitetit tim, e energjisë, e lojërave, po isha fëmijë”,- dëgjohet të thotë Paloma.

1

Rudina u cilësua si konkurrentja më “kapriçoze” e “Big Brother VIP”, pasi e kishte pasur me shumë mëdyshje hyrjen në këtë format. Gjatë klipit prezantues, ajo kishte një kërkesë shumë të rëndësishme: që në shtëpi të kishte palestër dhe të mund të takonte një trajner personal tre herë në javë, sepse dëshiron të “stërvisë vithet” në mënyrë që deri në verë të ketë bërë “super trup”, siç u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.