E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje skandaloze nga Vlora, qytetarët dalin në treg pa asnjë masë mbrojtëse
Publik News

Pamje skandaloze nga Vlora, qytetarët dalin në treg pa asnjë masë mbrojtëse

Apeli i Kryeministrit Rama apo edhe i mjekëve për të kufizuar sa më shumë lëvizjet duket se nuk është marrë parasysh nga qytetarët vlonjatë.

Ditën e sotme, në Vlorë është vënë re një numër i madh qytetarësh që lëvizin në rrugët e qytetit ose shkojnë në treg, pa përdorur asnjë masë mbrojtëse dhe duke mos respektuar distancën që rekomandojnë mjekët.

Afati i lëvizjes së qytetarëve është më i madh ditën e sotme, pasi kryeministri vendosi që të lejohet lëvizja deri në orën 13:00, ndërsa pas kësaj ore dhe deri ditën e hënë do të mbyllen të gjitha dyqanet dhe supermarketet, si dhe do të ndalohet lëvizja e këmbësorëve.

Këto masa janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

90071871_1116309678711022_173850268868280320_n_1.png90526674_248572462979888_4794552974133166080_n.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.