E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje të rënda! Jurgen Kurti i shtrirë me fytyrë në tokë dhe çantë në kurriz
Lajme

Pamje të rënda! Jurgen Kurti i shtrirë me fytyrë në tokë dhe çantë në kurriz

26-vjeçari Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në afërsi të shtëpisë së tij. Autorët, që i morrën jetën ende nuk janë identifikuar. Së fundmi janë publikuar fotot, që tregojnë pamje e Kurtit, pasi e lanë të vdekur në vend.

Në këto foto Kurti shihet i shtrirë në tokë përmbys është i veshur sportiv dhe në kurriz mban një çantë. Kujtojmë këtu se Kurti i cili njihej si menaxheri i Vip-ave u qëllua sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur banesën e tij.

Kurti nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ai u akuzua për vrasjen e të atit si dhe vrasjen e Agim Arapit, në të dyja rastet për këto krime u fajësuan persona të tjerë.

E veja e Agim Arapit, Vjollca është marrë në pyetje, pasi ndodhi ngjarja por ajo e ka mohuar se familja e saj ka lidhje me ekzekutimin e 26-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.