E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan /Viktima i shtrirë pranë makinës, u qëllua me breshëri sapo doli nga lokali
Lajme

Elbasan /Viktima i shtrirë pranë makinës, u qëllua me breshëri sapo doli nga lokali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin këtë mbrëmje, ku një 33 vjeçar i identifikuar si Madrit Ulqinaku ka mbetur i vdekur, pasi ndaj tij është shtënë disa herë me armë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, në afërsi të “Elbasan Arena”, kur i riu sapo ishte larguar nga lokali dhe i ishte drejtuar makinës së tij.

Mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin he kapjen e autorit apo autorëve.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.