E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamjet nga lokali në qendër të Tiranës që iu vendos lënda plasëse
Flash

Pamjet nga lokali në qendër të Tiranës që iu vendos lënda plasëse

Foto nga  lokali në Rrugën e Durrësit në Tiranë që iu vendos një sasi lënde plasëse.

Nga shpërthimi janë bërë copash xhamat e lokalit, ndërsa raportohet se la pasur vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit me iniciale A. S.

Lënda plasëse raportohet se ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftimi.

Pronari i lokalit ka deklaruar para policisë se nuk ka konflikte personale apo pronësore që mund të lidhen me ngjarjen.

Ai ka pohuar gjithashtu se ka jetuar për një periudhë kohe në Gjermani, dhe hetuesit po shqyrtojnë edhe pistat që lidhen me dyshimet për përfshirje në trafik droge.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar nga ngjarja, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.