Pamjet skandaloze/ AKU mbyll një tjetër restorant, shikoni ku gatuhej për dasmat
AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje në veçantë edhe në kontrollin në lokalet e dasmave.
Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.
Më herët, AKU, ka mbyllur edhe disa restorante të tjera të cilat kanë rezultuar në kushte të papërshtatshme higjienike.









Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



