Pampuri akuza qeverisë/ Po nxit dhunën në familje
E ftuar në studion e lajmeve në studion e lajmeve në “Syri.net”, deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka hedhur akuza të drejtëpërdrejta qeverisë, duke e akuzuar si shkaktare të dhunës në familje.
Sipas Pampurit dhuna në familje shkaktohet pasi niveli i jetesës është tejet i ulët dhe qeveria nuk miraton amendamentin për rritjen e pagave.
“E vetmja mënyrë për të parandaluar dhunën është rritja e nivelit të jetesës. Por qeveria nuk e aprovon amendamentin për rritjen e pagave. Rritja e nivelit të jetesës është e barazvlefshme me uljen e dhunës në familje. Kriza ekonomike është ajo që shkakton dhunën në familje”, u shpreh Oriola Pampuri, ndër të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



