Panorama e re politike, kush fitoi dhe kush humbi në Kosovë?
LDK ‘kokë më kokë’ me LVV
Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve vendore në Kosovë, panorama politike në nivel lokal është bërë më e qartë.
Të gjitha komunat kanë tashmë një fitues, ndërsa në disa raste kandidatët humbës kanë uruar rivalët dhe kanë marrë publikisht përgjegjësi për rezultatin.
Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) janë fitueset e mëdha të këtyre zgjedhjeve, me nga 7 komuna secila.
Krahasuar me mandatin e kaluar, ku LVV qeveriste vetëm me katër komuna, rritja e saj konsiderohet një sukses i dukshëm politik.
Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me gjashtë komuna, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të ruajë pesë kryetarë komune.
Si u shpërndanë fitoret nëpër komuna
-
LDK fitoi në:
-
Raundin e parë: Istog dhe Lipjan
-
Raundin e dytë: Prishtinë, Pejë, Junik, Viti dhe Dragash
Në zgjedhjet e kaluara, kjo parti kishte nën drejtim nëntë komuna, përfshirë edhe Obiliqin, që iu bashkua LDK-së në vitin 2022 pas kalimit të kryetarit Xhafer Gashi.
-
-
LVV u shpall fituese në:
-
Raundin e parë: Podujevë, Shtime, Kamenicë
-
Raundin e dytë: Mitrovicë, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Obiliq
Në mandatin e kaluar, Vetëvendosje qeveriste vetëm me Podujevën, Shtimen, Gjilanin dhe Kamenicën.
-
-
PDK mori:
-
Raundin e parë: Ferizaj, Skënderaj, Hani i Elezit
-
Raundin e dytë: Vushtrri, Prizren dhe Kaçanik
Kjo parti, që në zgjedhjet e mëparshme kishte tetë komuna, ruan pozitat e saj tradicionale, sidomos në jug dhe në qendër të vendit.
-
-
AAK fitoi:
-
Raundin e parë: Deçan
-
Raundin e dytë: Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Suharekë
Aleanca arriti të mbajë të njëjtat komuna që kishte fituar edhe në mandatin e kaluar.
-
-
Nisma Socialdemokrate rikonfirmoi kontrollin në Malishevë.
-
Drenasin e fitoi përsëri Ramiz Lladrovci me nismën e tij “Për Drenasin Kampion”.
-
Mamusha mbeti nën drejtimin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).
-
Ndërkohë, Lista Serbe mbetet partia me numrin më të madh të komunave në Kosovë – gjithsej 10 komuna me shumicë serbe.
Panorama e re politike lokale
Zgjedhjet e 12 tetorit dhe balotazhi i 9 nëntorit sollën një ribalancim të forcave politike në Kosovë, ku LDK dhe LVV ndajnë për herë të parë kryesimin lokal, ndërsa PDK ruan ndikimin e saj në bastionet tradicionale.
Procesi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente madhore, duke reflektuar, sipas vëzhguesve, një standard demokratik të konsoliduar në nivel vendor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



