E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parakalim me makina në Bulevard, mbështetësit e PD ‘ndezin’ Tiranën, flamuj e borie
Publik News

Parakalim me makina në Bulevard, mbështetësit e PD ‘ndezin’ Tiranën, flamuj e borie

https://youtu.be/pH9Ji43S1XE

Ka nisur festa e mbështetësve të Partisë Demokratike në Tiranë. Teksa na ndajnë veç dy orë nga çelja e fushatës, mbështetës të PD kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Me borie e flamuj të PD-së mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës.

PD ka bërë një organizim të veçantë, ku në kushtet e pandemisë simpatizantët janë rreshtuar në makina në bulevard.

Selia blu aplikon sot një skenografi me një formë të aplikuar më parë për prezantimin e kandidatëve, ku secili prej tyre do të qëndrojë në këmbë duke ruajtur edhe distancën e imponuar nga COVID-19.

Tubimi do të nisë në orën 17:00 dhe do të zgjasë 45 minuta, ku kënga e zgjedhur e fushatës  është “Unstoppable” e Sias.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.