E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i Berishës: Do të ketë protesta të fuqishme, deri në fitoren e plotë
Publik News

Paralajmërimi i Berishës: Do të ketë protesta të fuqishme, deri në fitoren e plotë

Nëse do të ndërmerrja këtë aksion në 2017-n, sot do të ishim në pushtet.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e radhës me demokratët e Elbasanit paralajmëroi protesta masive, deri në rrëzimin qeverisë.

Berisha tha gjatë fjalës së tij, se demokratët dhe shqiptarët do të protestojnë për rritjen e çmimeve dhe pagat e ulëta.

“Prandaj ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Edi Rama, ta dish mirë se kur të ngrihemi në këmbë në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton.

Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të BE. Sepse ata e paguajnë naftën njësoj si qytetarët e Zvicrës, që kanë një rrogë mesatare prej 6 mijë eurosh kundrejt 400 eurove që marrin qytetarët shqiptarë.

Ne do ngrihemi në këmbë, si opozitë e vërtetë, si opozitë që beson te liria.
Ndaj ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë deri në fitoren e plotë”, tha Berisha.

Ndër të tjera, ish-kryedemokrati i kërkoi falje demokratëve që ka mbështetur Lulzim Bashën. Ai tha se nëse këtë aksion politik që po ndërmerr tani, do e zhvillonte në vitin 2017, PD në zgjedhjet që sapo lamë pas do të ishte në krye.

“Në këto tetë vite kam mbështetur një njeri, që nuk po e marr në rrafshin njerëzor, se po ta marrësh në rrafshin njerëzor, si ai thuhet se as nuk duhet të vijë, besëprerë.

E marr në një qëndrim jashtëzakonisht të paimagjinueshëm ndaj vlerave që ne sollëm në Shqipëri.
Çfarë kemi sjellë në Shqipëri? Votën e vërtetë, votën e lirë. Se votë kishte, por ishte e kapur. Sollëm edhe liritë e të drejtat njerëzore dhe interesin kombëtar.

Po nuk ishte pak se po të shkosh në vitin 1990, ku ishte çështja kombëtare dhe ku jemi sot, ne duhet të jemi të lumtur. Por partia filloi të bjerë shumë në këto dy shtylla kryesore të saj.
Unë e kam mbështetur në mënyrë absolute duke i thënë atij privatisht gjithçka dhe i kam të dokumentuara se nuk jam njeri spontan.

Por publikisht e kam mbështetur fuqimisht me shpresën se do ecim drejt fitores. Por ai kishte axhendë tjetër, që të lartësonte veten. Por nuk mund të lartësohesh me atë që bëri në vitin 2017, kur doli në pusi dhe vrau bashkëpunëtorët e tij.

Gabimi im i madh është se në vitin 2017 nuk e ndërmora aksionin që mora tani, dhe ju siguroj se do ishim në pushtet tani. Do kishim hapur negociatat.
Ju garantoj se do bëj gjithçka që të rikthej vlerat”, përfundoi Berisha.

Gjatë foltores së mbajtur sot në Elbasan, një anëtare e PD-së e ka pyetur Berishën mbi qëllimet që ka ky i fundit për bashkimin e të gjitha deviacioneve të partisë në vite.

Ajo thekson se PD nuk vjen në pushtet duke u ndarë, duke shtuar se armiku i përbashkët është Rama dhe jo Basha.

1

Pyetje: Jam Anita Duhanxhiu, anëtare e PD-së që në krijimin e saj. Do ju bëja disa pyetje, që të jemi të gjithë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Doja t’ju pyesja ju z. Berisha, ku ishit ju kur përjashtoheshin të gjithë demokratët me kontribut nga PD-ja? A duhet ta gjykoj unë, si një reagim ndaj sulmit tuaj personal, apo duhet ta gjykoj unë si kontribut për ringritjen edhe njëherë të vlerave të PD-së. E dyta, kjo foltore, ka si qëllim ridimensionimin tuaj në krye të lidershipit të PD-së, apo ringritjen e PD-së. Çfarë projekti keni ju z. Berisha për të bashkuar të gjitha deviacionet e PD-së ndër vite. Sepse nuk besoj se PD do të vijë në pushtet duke u ndarë. Z. Basha nuk është armiku ynë, kundërshtari ynë është qeveria në pushtet.

Berisha: E drejtë pyetja, ku isha unë kur u përjashtuan. Unë ju garantoj se ndaj atij akti, kryetarit të PD i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë, ata kanë të drejtën e zotit me ndërmarr kundra teje çdo veprim politik, sepse ti i vrave politikisht. Unë nuk kisha projekt kthimi. Unë kam shprehur disaprovimin time qoftë për listën, qoftë për largimin e tyre. Pengesa ime ishte kjo se unë para shqiptarëve kisha deklaruar se largimi im ishte pa kthim. Largimi im pa kthim pastaj më impononte mua që të vetëpërmbahesha. Kam thirrur ata në zyrë dhe kam biseduar me disa prej tyre. Kam kërkuar që ata të rinitegrohen në PD. I kam thënë atij prapë që me këtë akt dhe me atë marrëveshjen je një lider i thyer me këtë që bëre.

“Regjimi ka emrin banditokraci”- Berisha sulmon Ramën: Tha se ekonomia u rrit 18 për qind, por nuk ngrihen rrogat! Paratë shkojnë te klientela e qeverisë  

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban sot foltoren e radhës në qytetin e Elbasanit.

Në fjalën e mbajtur Berisha sulmoi qeverinë Rama, duke u shprehur se sot në Shqipëri rrogat janë 30 për qind më të ulëta se në vitin 2013. Berisha tha se të ardhurat nuk shpërndahen për shqiptarët, por shkojnë për klanet dhe klientelën e qeverisë.

“Ky regjim që ështe instaluar në Shqipëri ka vetëm një emër, banditokraci, ose kakistokraci. Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Balkanit dhe Europës. Shqiptarët kaluan nga vendi me të ardhura për frymë të ulëta në të mesme të larta. Po ku janë sot? Janë 30 për qind më ulet se në vitin 2013-të. Nëse kishim rrogat më të larta në rajon, ne kemi rrogat më të ulëta, përfshi Kosovën. Ku jemi sot? Jemi vendi ku janë investuar nga borxhet dhe taksat tuaja mbi 5 miliardë euro. Janë përfunduar gjithësej 34 kilometra autostradë të lëna në mes në 2013-ën.

Ku shkuan këto? Në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të qeverisë. Njëri nga specialistët më të njohur të korrupsionit edhe vjedhjeve u tha shqiptarëve jemi rritur 18 për qind, të nesërmen kreu i Meduzës do deklaronte që kjo nuk përkthehej në rroga. Shqipëria zinte vendin e katërt në botë për shpërndarjen më të mirë të të ardhurave. Ku shkojnë sot këto? Kjo rritje që pretendon ai? Të gjitha shkojnë te klanet e qeverisë, te klientela e qeverisë. E cila dikton ligje për të marrë veprat publike, për të marrë shërbimet publike”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.