E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i fortë: Ergys Agasi mund të bëhet pentito!
Lajme

Paralajmërimi i fortë: Ergys Agasi mund të bëhet pentito!

Llabani: Ka pasur negociata!

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se Ergys Agasi mund të zgjedhë të bashkëpunojë me drejtësinë si i penduar i saj, duke shtuar edhe më shumë interes mbi zhvillimet e fundit që lidhen me çështjen në fjalë.

E ftuar në emisionin Kjo Javë, ajo u shpreh: “Ergys Agasi mund të bëhet vetë i penduar i drejtësisë, pentito. Kam informacione që mund të bëhet, një ditë mund ta shohim që të dorëzohet”.

Sipas saj, ka negociata në zhvillim që mund ta çojnë Agasin drejt bashkëpunimit me prokurorinë, një lëvizje që mund të ketë ndikim të rëndësishëm në ecurinë e hetimeve dhe në zbardhjen e mëtejshme të çështjes. “Ka negociata për të cilat ky individ mund të vihet në dispozicion të prokurorisë për të sqaruar edhe pozicionin e tij”, deklaroi Llabani.

Ajo theksoi se një vendim i tillë mund të lidhet me dënimin e rëndë që ai rrezikon, duke nënvizuar se situata për të mund të jetë vendimtare në raport me drejtësinë: “Nuk e di sa humb dhe sa fiton ai, por përballë një dënimi të rëndë, siç pretendohet nga materialet e prokurorisë…”.

Deklaratat e gazetares sugjerojnë se në prapaskenë mund të ketë zhvillime të rëndësishme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse këto negociata do të konkretizohen dhe nëse Agasi do të ndërmarrë hapin për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.