E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i fortë i Trump: Pas Iranit, e ka radhën Kuba!
Bota

Paralajmërimi i fortë i Trump: Pas Iranit, e ka radhën Kuba!

Kuba po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe ndryshime politike mund të ndodhin në një të ardhme jo shumë të largët. Kështu është shprehur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për median amerikane Politico.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se administrata e tij ka rritur presionin ndaj Havanës përmes sanksioneve më të forta ekonomike dhe kufizimeve në furnizimet me energji. Sipas tij, situata në ishull është përkeqësuar ndjeshëm pas ndërprerjes së furnizimeve me naftë nga Venezuela, e cila për vite me radhë ishte burimi kryesor i energjisë për Kubën.

Trump tha se masat e ndërmarra nga SHBA kanë ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e krizës ekonomike në vend, duke theksuar se mungesa e naftës dhe e burimeve financiare ka vënë në vështirësi qeverinë kubane.

“Regjimi armiqësor në Kubë nuk do të zgjasë shumë. Ne i ndaluam të gjithë naftën dhe paratë, ose me fjalë të tjera ndaluam të gjitha furnizimet që vinin nga Venezuela, e cila ishte burimi i vetëm për ta. Tani ata duan të negociojnë,” u shpreh Trump.

Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se Uashingtoni është në kontakt me lidershipin kuban, ndërsa situata në ishull po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Ai vlerësoi edhe rolin e sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio, për të cilin tha se ka bërë një punë të rëndësishme në politikat e SHBA-së ndaj Kubës.

Në një deklaratë tjetër nga Shtëpia e Bardhë, Trump shtoi se administrata e tij aktualisht është e fokusuar në zhvillimet në Lindjen e Mesme, por paralajmëroi se edhe çështja e Kubës është “vetëm çështje kohe”.

Presidenti amerikan dhe aleatët e tij kanë shtuar shpesh presionin ekonomik ndaj Havanës në përpjekje për të dobësuar qeverinë komuniste të vendit dhe për të nxitur ndryshime politike në ishull.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.