E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i Metës: Do ketë ndëshkim të mrekullueshëm, spektakolar
Publik News

Paralajmërimi i Metës: Do ketë ndëshkim të mrekullueshëm, spektakolar

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sot nga qyteti i Durrësit se kushdo që prek votën në zgjedhjet e 25 prillit, “do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar”, teksa për ta ka përdorur cilësimin “armiq të Republikës”. 

 

“E thërras këtë aleancë me qytetarët për të sensibilizuar, nxitur e përkrahur cdo qytetar apo funksionar publik të përgjegjshëm të denoncojë cdo veprim të paligjshëm në KQZ apo te presidenti që cdo kush të vihet përballë përgjegjësisë sipas ligjit.

Ne bashkë do garantojmë se kushdo që tenton të prekë votën e lirë s’do ketë shpëtim, por ndëshkim të mrekullueshëm, spektakolar sic e meriton një armik i Republikës.

Kush prek votën është armik i Republikës se degradimi i zgjedhjeve na ka bërë këtu që të jemi kaq mbrapa sa të ëndërrojmë zgjedhje si në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut”, tha Meta.

Deklarata e kreut të shtetit u bë sot në prezantimin e nismës që ka ndërmarrë Meta, duke vendosur një ‘dritare’ në faqen zyrtare të Presidencës, ku fton çdo shqiptar për të denoncuar krimet zgjedhore.

“Ne duhet të denoncojmë hapur e pa hezitim cdo krim zgjedhor. Për këtë arsye i kam hapur rrugën kësaj nisme për një proves zgjedhor sa më transparent, të qetë e sipas standarteve evropiane.

Kemi vendosur në dispozicin një drtiare të re të mbrojtjes së votës së lirë me moton denonco krimin zgjedhor.

Kjo dritare shfaqet në faqen zyrtare të Presidencës. I ftoj të gjithë qytetarët të mos hezitojnë, të mos tremben, por me kurajo të denoncojnë në mënyrë të dokumentuar me zë e mefigurë cdo veprim të kundraligjshëm, cdo veprim që synon frikësimin nga subjeket zgjedhore, falsifikim për materialet zgjedhore apo rezultatit të zgjedhjeve”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.