E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i SHBA-së, zbardhet lëvizja urgjente nga anti-terrori
Lajme

Paralajmërimi i SHBA-së, zbardhet lëvizja urgjente nga anti-terrori

Pas sinjalizimit të bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri për një kërcënim të mundshëm nga elementë të lidhur me Iranin, strukturat shqiptare të sigurisë kanë kaluar në një fazë të shtuar gatishmërie në të gjithë vendin.

Sipas burimeve, njësitë e Antiterrorit kanë intensifikuar koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, duke zhvilluar takime të posaçme me përfaqësues të Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, me qëllim harmonizimin e masave parandaluese dhe shkëmbimin e informacionit mbi çdo rrezik potencial.

Megjithëse një plan masash kishte qenë në fuqi edhe më herët, pas këtij paralajmërimi është rritur ndjeshëm niveli i monitorimit dhe analizës së situatës në terren. Në fokus janë vendosur objektet diplomatike, zonat me frekuentim të lartë publik, si dhe struktura të veçanta që konsiderohen me ndjeshmëri të shtuar.

Një ndër pikat kryesore të vëmendjes mbetet kompleksi i muxhahedinëve në Manëz, i njohur për profilin e tij specifik dhe ekspozimin ndaj kërcënimeve të mundshme. Paralelisht, pritet një shtim i dukshëm i prezencës së forcave të policisë në zona strategjike dhe në evente me grumbullime të mëdha qytetarësh.

Në këtë kuadër, rol kyç po luan edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me strukturat e Antiterrorit po ndjek nga afër çdo zhvillim, me synim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e çdo incidenti të mundshëm.

Masat e marra synojnë rritjen e sigurisë publike dhe mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo situate që mund të paraqitet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.