E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i Vuçiç: Kam frikë se do përsëritet “Beteja e Stalingradit”
Publik News

Paralajmërimi i Vuçiç: Kam frikë se do përsëritet “Beteja e Stalingradit”

“Na pret një periudhë më e vështirë se në vitet 1990”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se po vjen “një betejë tjetër e Stalingradit”.

Vuçiç, duke folur në prezantimin e librit “Vepra të mbledhura ta Milorad Ekmeçiçit”, ka thënë se po vjen beteja e re më shpejt sesa pritej, teksa i referohet mundësisë së një lufte të re botërore.

“Kam frikë se beteja e Stalingradit do të vijë me të vërtetë dhe më shpejt se që pritej nga kushdo dhe jam i shqetësuar për rezultatin e asaj beteje”, ka thënë Vuçiç, raporton “Euronews Serbia”.

“Mbetet të shihet, ku do të jemi ne serbët, çfarë do të bëjmë me veten, a do të arrijmë ta ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit, për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër. Kjo duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për ne dhe me këtë zotim e besim të shikojmë në të ardhmen”

Ai thotë se Serbia po përballet me periudhën më të vështirë sesa ajo e viteve 1990-ta.

Në Betejën e Stalingradit në Luftën e Dytë Botërore, që u zhvillua nga 23 gushti i vitit 1942 deri më 2 shkurt të vitit 1943, vdiqën afro 2 milionë persona. Njihet si beteja më e përgjakshme në histori të luftërave. Gjermania Naziste me aleatët e saj kishte luftuar për ta marrë nën kontroll qytetin Stalingrad të Bashkimit Sovjetik, qytet që tani njihet si Volgograd.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.