E shtunë, 31 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi: Stuhia intensive do godasë Shqipërinë të premten
Lajme

Paralajmërimi: Stuhia intensive do godasë Shqipërinë të premten

Meteorologia: I gjithë territori i rrezikuar!

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte, ku parashikohen stuhi të forta, por me kohëzgjatje të shkurtër.

Paralajmërimi vjen nga meteorologia Tanja Porja, e cila në një deklaratë për mediat bëri me dije se pothuajse i gjithë territori i vendit do të ndikohet nga këto zhvillime atmosferike.

Sipas saj, bëhet fjalë për celula stuhore që formohen në mënyrë të pavarur dhe përqendrohen mbi zona të caktuara, duke shkaktuar aty intensitet maksimal të reshjeve dhe erërave.

“Gjatë ditës së premte pritet të kemi stuhi afatshkurtra pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Këto janë celula që shkëputen dhe vendosen mbi një zonë të caktuar, ku më pas prodhojnë maksimumin e aktivitetit të tyre,” shpjegoi Porja.

Ajo theksoi se, ndonëse i gjithë vendi konsiderohet i ekspozuar, zonat më të rrezikuara mbeten ato qendrore dhe juglindore. Konkretisht, në rrezik më të lartë janë Fushë-Kruja, Tirana, Durrësi, Elbasani, pjesë të Librazhdit, Pogradeci, Korça, Erseka dhe Devolli. Gjithashtu, ndikim pritet të ketë edhe në Përmet dhe Gjirokastër.

Sipas meteorologes, këto stuhi karakterizohen nga intensitet i lartë në një interval të shkurtër kohor, duke prodhuar sasi të konsiderueshme reshjesh brenda 20 deri në 40 minutash, të shoqëruara me erëra të forta.

Pavarësisht intensitetit, ajo nënvizoi se kohëzgjatja e shkurtër e këtyre fenomeneve mbetet një faktor lehtësues, megjithatë qytetarët duhet të tregojnë kujdes për shkak të natyrës së paparashikueshme të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.