E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PARANDALIMI I SULMIT TERRORIST NË MAQEDONINË E VERIUT, REAGON AMBASADA E SHBA
Bota

PARANDALIMI I SULMIT TERRORIST NË MAQEDONINË E VERIUT, REAGON AMBASADA E SHBA

Menjëherë pas komunikatës së Ministrise se Bredshme në Maqedoninë e Veriut se struktura radikale të ISIS-it kanë planifikuar sulme terroriste, reagon Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada amerikane thotë se qytetarët janë caku i terroristëve të ISIS-it, ndërsa shton se është rritur rreziku i sulmeve terroriste të frymëzuar nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut

“ISIS ka për qëllim që t’i sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarët amerikan që udhëtojnë jashtë shtetit. Terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë metoda më pak të sofistikuara” thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së.

“Ekziston rrezik i lartë i sulmeve terroriste të frymëzuar nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa qytetarët e SHBA-së inkurajohen që të jenë të vëmendshëm. Ekstremistët më shumë tentojnë të identifikojnë dhe të sulmojnë “objektivat e mëdha” siç janë qendrat tregtare dhe tregjet, aeroportet, hotelet, klubet dhe restorantet, vendet e adhurimit, shkollat, mitingjet partiake, demonstratat, festat”, shkruan më tej në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Shkup.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.