E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parandalohet atentati në Sarandë, arrestohen 5 persona
Lajme

Parandalohet atentati në Sarandë, arrestohen 5 persona

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Sarandë pas operacionit policor “Silenciatori”, ku u arrestuan 5 persona.

Dy prej tyre u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, teksa kishin nxjerrë armë zjarri nga automjeti dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kishin shkuar në Sarandë për të kryer një vrasje.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe 2 automjete. Tre persona të tjerë u arrestuan për “moskallëzim krimi”.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Falë informacionit të siguruar dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

 

 

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.

Gjatë operacionit arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:

S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;

A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:

V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;

V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;

F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.

Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.

Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.