Parku fotovoltaik i Karavastasë për energjinë diellore/ Rama shpall fituese kompaninë franceze
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shpalljen e kompanisë franceze si fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se ky investim ka kushtuar mbi 100 milionë Euro dhe është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare.
Rama ka theksuar se Shqipëria është e bekuar për sa i përket energjisë, pasi ka rreth 300 ditë të vitit diell dhe kjo ndihmon në impiantimin e këtij procesi.
Ndër të tjera, kryeministri ka shtuar mund të fillojë puna në kantierë në vjeshtë, por duke mos specifikuar datë konkrete për shkak të situtës.
‘Një investim të huaj mbi 100 mln euro që nuk është thjesht i rëndësishëm në vlerë, por edhe faktin që është me vlerë për ekonominë shqiptare, një hyrje nga Franca. E gjithë këto e bëjnë suksesin edhe më të madh e garanton ky progres. Edhe këtë e dimë që mund të jetë një nivel i tillë konsumi, i cili deri për 5 vjet pritet të trefishojë energjinë. Nga ana tjetër duke qenë një vend i bekuar nga kjo anë, e dimë që dielli është një potencial i jashtëzakonshëm për ne. Nga ana tjetër dielli mund të mbulojë 100 fishin e energjisë, pasi ne kemi 300 ditë me diell dhe kjo na ndihmon. Konkretisht në Parkun e Karavastas, ku do të jetë edhe ky impiant është një zhvillim. Unë dua të shtoj që nuk është fundi por fillimi i këtyre proceseve, që gëzon një prestigj jashtëzakonisht të njohur. Dy kompanitë e mëdha u paraqitën duke kërkuar këtu dokumentet. Po nuk mund të themi që nuk pati probleme, pasi zhvilluam një tentativ të parë e cila nuk u çua deri në fund. Nga ana tjetër ministrja arriti të sjell Bankën Europian këtu, duke vëzhguar këtu me syrin kritik garën. Kjo është një provë për të rritur transparencën. Natyrisht që vulën e vuri ky rezultat, pasi është një çmim fantasik, jashtë çdo parashikimi.
Mund të jemi në kantierë pas verës në vjeshtë, por nuk mund të vë dorën në zjarr pasi kjo eksperiencë na ka treguar se nuk e dimë se çfarë ndodh’, tha ndër të tjera Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



