E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partia e Lirisë: Sot prisnim shkarkimin e Autoritetit të Dosjeve, po përdoret si mashë për kundërshtarët politikë
Lajme

Partia e Lirisë: Sot prisnim shkarkimin e Autoritetit të Dosjeve, po përdoret si mashë për kundërshtarët politikë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha sot se Autoriteti i Dosjeve po përdoret nga maxhoranca për të goditur kundërshtarët politikë.

Duke folur në Komisionin e Ligjeve, ajo tha se sot duhet të kishte një propozim për shkarkimin e Autoriteteve të Dosjeve.

Debati

Unë prisja sot një iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve. Janë anëtarë që po përdoren politikisht dhe me metoda si ai i Sigurimit të Shtetit. Ky Parlament nëse do ishte i sinqertë, do të diskutonte sot për ato propozime që kanë nga 7 muaj të depozituar këtu, si çmimi i naftës apo të drejtën e tubimit.

Sot diskutojmë për një akt që na është vënë në tryezë për turpin e maxhorancës. Jemi përpara një alibie për të gjitha veprimet skandaloze, shantazhuese të Autoritetit të Dosjeve.

Bushka: Flisni për pyetje, jo për diskutime dhe analiza.

Xhixho: Këtu ka kolegë që bëjnë diskutime nga 10 minuta dhe nuk u thuhet asgjë.

Bushka: Nuk është e vërtetë.

Xhixho: Që të jemi konkretë se po flasim parimisht, Autoriteti i Dosjeve është kthyer në kuazi gjykatë, në letrën drejtuar Kuvendit thotë se si ka hetuar dhe ka marrë 7 vendime në një ditë dhe është vënë në lëvizje nga një email anonim dhe brenda 24 orëve ka marrë vendim e ka çuar me shpejtësi letër për Ilir Metën, kryetar i Partisë së Lirisë. Ky Autoritet nuk ka denjuar as të bëjë gjëra elementare, të marrë gjeneralitetet e personit, emër, atësi, mbiemër. Vetëm e vetëm që të goditet kundërshtari politik dhe Autoriteti të kthehet në vegël të maxhorancës. Në dosjen që pretendon Autoriteti i Dosjeve, emri Ilir Rexhep Metaj, nuk është në asnjë vend. Shtetasi F.T thotë shumë qartë pretendimet e tij dhe nuk shprehet në asnjë moment Ilir Rexhep Metaj. Ka një kallëzim në SPAK me 7 vepra penale të kryera nga Autoriteti i Dosjeve për këtë çështje. Nëse flasim për qëndrimin e forcës sonë politike, kemi votuar pro ligjit me modelin gjerman, por ky ligj që diskutojmë sot, që është një alibi e qartë e kësaj maxhorance për të përdorur si mashë autoritetin e dosjeve për kundërshtarët politikë, është e papranueshme. E gjithë kjo iniciativë anti kushtetuese, mënyra si po vihet në lëvizje Parlamenti në mënyrë anti ligjore, është e papranueshme. Drejtësia duhet të zbardhë sa më shpejtë këtë çështje dhe kjo duhet të ketë edhe një refuzim edhe nga opinioni publik.

Bushka: Kemi marrë 2 nisma. Ne nuk jemi këtu organi që shqyrton nëse është vepruar mirë apo keq nga një institucion. Kush ka pretendime ti drejtohet organeve përkatëse. Komisioni i ligjeve po i shërben një interesi publik.

Gentiana Sula (Autoriteti i Dosjeve): Nuk kemi marrë shtatë vendime brenda ditës, nuk është e vërtetë. Qytetari F.T është paraqitur prej nesh dhe po e shqyrtojmë kërkesën e tij. Nuk është e mirë që vendimi i ish-Sigurimit të shtetit është në dorë të deputetes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.