E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas arrestimit të Lefter Kokës, mazhoranca bojkoton Komisionin për inceneratorët. Reagon PD: Po bllokojnë hetimet
Lajme

Pas arrestimit të Lefter Kokës, mazhoranca bojkoton Komisionin për inceneratorët. Reagon PD: Po bllokojnë hetimet

Komisioni hetimor për inceneratorët ka dështuar të zhvillojë sot mbledhjen, pasi mazhoranca ka bojkotuar duke mos marrë pjesë.

Sipas PD, mospjesëmarrja e deputetëve socialistë ndikon në mosarritjen e kuorumit për shumicën, duke bllokuar kështu hetimin për incineratorët.

Ne rend të dites sot ishin parashikuar 4 pika:

  1. Miratimi i proçesverbalit të mbledhjes së dates 7.12.2021.
  2. Njoftime.
  3. Verifikimi i përgjigjeve të mbërritura.
  4. Të ndryshme.
  5. Caktimi i mbledhjes së ardhshme.

Mbledhja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve u bllokua nga PS një javë pas arrestimit nga SPAK të ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Partia Demokratike dërgoi në SPAK padinë penale për incineratorët në tetor 2020. Sipas PD-së, Kryeministri Edi Rama është në krye të listës së të kallëzuarve, por deri tani ndaj tij, ministrave të tjerë dhe kryebashkiakëve socialistë nuk është bërë asnjë veprim nga SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.