Pas dëshmisë së Xhisielës në TV, reagon Basha: Gënjeu për të mbrojtur familjen
Pas dëshmisë së Xhisiela Malokut në TV, e cila ka mohuar gjithçka çfarë kë kallëzuar në polici ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një postim në Facebbok, ai thekson se Xhisiela, gënjeu për të mbrojtur familjen nga, Rahman dhe Rexhep Rraja, të cilët i quan kriminelë.
“Është tronditëse të shohësh një të mbijetuar të përdhunimit dhe të dhunës të mohojë përdhunimin dhe torturën për të mbetur gjallë!
Xhisiela e di shumë mirë se çfarë kriminelësh gjakftohtë dhe të pamëshirshëm janë ata, ai që e përdhunoi dhe ata që e mbrojnë përdhunuesin, ndaj ajo bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar që kërkon të mbijetojë: mbrojti veten dhe familjen e saj.
Rrahman Rraja është pjesë e një prej bandave kriminale që sundojnë dhe terrorizojnë Shqipërinë. Sot në Shqipëri nuk ka më as polici, as prokurori, as drejtësi as parlament. Parlamenti dhe drejtësia kanë rënë, dhe në vend të tyre sundon banda e Ramës, Rrajëve, Habilajve, Bajrëve, Shullazëve me shokë.”, shkruan Basha në postimin e tij në Facebook
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



