Pas dorëheqjes Basha largohet në këmbë nga selia e PD! Mbledh në takim privat krerët e degëve të PD-së
Lulzim Basha pas dorëheqjes nga posti i kryetarit është larguar në këmbë nga selia blu.
Basha është shoqëruar nga disa prej përkrahësve të tij, ndërkohë që është drejtuar rrugës së Elbasanit.
Lulzim Basha është parë teksa fliste në telefon, ndërkohë që ai shoqërohej nga një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, Blendi Sulaj dhe disa prej militantëve të PD-së.
Basha pasi ka vijuar në këmbë për gjatë gjithë rrugës së Elbasanit, ai i është drejtuar një restoranti pranë kësaj zonë.
Ajo që ka rënë në sy është atij i janë bashkuar disa prej drejtuesit e degëve të PD-së. Ndër personat që kanë hynë në restorantin ku Basha po zhvillon takimet ishte Agron Kapllanaj i Fierit dhe disa prej kryetarëve të degëve të PD.
Reagon Jozefina Topalli: U ngri për së dyti
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka komentuar fjalimin e Lulzim Bashës dhe vendimin e tij për t’u dorëhequr.
Por për Topallin ky qëndrim i Lulzim Bashës është një tentativë sipas saj “për të ngrirë” funksionin.
Me ironi, Jozefina Topalli shkruan se “U ngri për se dyti!”.

Ndërkohë që Lulzim Basha pas dorëheqjes është larguar nga selia blu në këmbë dhe ka mbledhur krerët e degëve të PD-së në një takim privat në një restorant pranë Rrugës së Elbasanit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



