E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Lamallarit dhe Gogut, Ibrahimaj ‘paraqet forcën’ para Ramës
Lajme

Pas Lamallarit dhe Gogut, Ibrahimaj ‘paraqet forcën’ para Ramës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim pune me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në rezidencën qeveritare Vila 30.

Sipas raportimeve, ministrja Ibrahimaj është shoqëruar në këtë takim edhe nga drejtues të institucioneve në varësi të saj.

Burimet bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve janë ecuria e punës dhe prioritetet e agjendës qeveritare për periudhën në vijim.

Ky takim vjen në vazhdën e një serie konsultimesh që kreu i qeverisë ka zhvilluar me anëtarë të kabinetit.

Një ditë më parë, Rama u takua me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, si dhe me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në kuadër të koordinimit të punës institucionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.