Pas Mamaqit, Meta i këndon atdheut: Shqipëri, atdhe i dashur, nuk të lëmë ne ty të varfër!
Presidenti i Republikës ishte mysafir i grupit të famshëm artistik “Lira”, në qytetin e Korçës. Meta ka shprehur dashurinë e madhe që ndjen për atdheun, duke kënduar këngën “Shqipëri, atdhe i dashur, nuk të lëmë ne ty të varfër”. Duket se viti i ri ka nisur me shumë gëzim për Presidentin, i cili ka zbuluar talentin e tij si këngëtar. Pas këngës që i dedikoi Ermal Mamaqit, Presidenti sot ka menduar edhe për atdheun.
“Të dashur miq, sot pata një takim të veçantë në Pazarin e Korçës, me pjesëtarët e grupit të famshëm artistik “Lira”, me të cilët bashkëbiseduam ngrohtësisht duke ndarë vlerësimet për vlerat e jashtëzakonshme qytetare, artistike e kulturore të Korçës dhe korçarëve, që duhen ruajtur”, shkruan Meta në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



