E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas martesës së bujshme gay, moderatori i njohur sjell bashkëshortin në vendlindje
Publik News

Pas martesës së bujshme gay, moderatori i njohur sjell bashkëshortin në vendlindje

Dasma e tyre sekrete u organizua në Londër në prani të miqve më të ngushtë.

Mishel dhe Tian u martuan nga mikesha e tyre e përbashkët, Brixhilda Rose. Ata përzgjodhën miken e tyre për këtë kurorëzim madhështor, e cila në këtë rast kreu rolin e një prifti, për ta ruajtur privatësinë e dasmës.

Por lajmi për martesën gay u bë publik shumë shpejt dhe pati mjaft reagime dhe kritika për Mishelin, i cili u detyrua të mbyllte edhe llogaritë e tij personale në rrjetet sociale.

Aso kohe u tha se prindërit e tij nuk e pritën aspak mirë martesën e Meshileit, madje nuk ishin aspak dakord me këtë vendim.

Megjithatë duket se tani kjo situatë ka kaluar dhe Misheli nuk e ka aspak problem të shfaqet me partnerin e tij.

Madje, burime kanë treguar se ai e ka sjellë partnerin për herë të parë në Shqipëri.

Pas martesës, çifti ka vizituar Shqipërinë dhe Tian po sheh vendin ku është rritur partneri i tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Misheli mori pjesë edhe në ditëlindjen e mikeshës së tij, Kiarës, e cila mbushi 24 vjeçe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.