E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas mbledhjes 9 orëshe dje, Këshilli Politik zbarkon sërish në rezidencën e Kim, pritet ‘tym i bardhë’ për Zgjedhoren
Publik News

Pas mbledhjes 9 orëshe dje, Këshilli Politik zbarkon sërish në rezidencën e Kim, pritet ‘tym i bardhë’ për Zgjedhoren

Prej 3 ditësh palët politike në vend nuk kanë arritur ende në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndonëse u vunë në lëvizje të gjithë ambasadorët.

 

Pas takimit të gjatë dje në rezidencën  e ambasadës amerikane, Këshilli Politik ka vendosur të mblidhet sërish sot, ndoshta për të dhënë një vendim përfundimtar lidhur me Reformën Zgjedhore.

Ndonëse dje takimi i dytë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim zgjati rreth 9  orë, palët nuk dihet nëse kanë rënë dakord për pikat pezull të Zgjedhores, ndonëse influenca e Kim ka ndikuar.

Edhe mbledhja e sotme do të mbahet sërish në rezidencën e ambasadores amerikane dhe pritet që prej saj të dalë “tym i bardhë”.

Kujtojmë se dje në takimin e parë me Këshillin Politik bashkë me ambasadoren Yuri Kim, ishin edhe ambasadorët e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe përfaqësuesit të OSBE-së.

Kujtojmë se dje ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për media pasi ka përfunduar takimi, me përfaqësuesit e Këshillit Politik, në rezidencën amerikane në Tiranë, ku theksoi se ka qenë një ditë e gjatë diskutimesh, dhe se palët kanë bërë përparime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.