Presidenti amerikan Donald Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën dhe Serbinë, ka paralajmëruar vizitë në të dyja shtetet.
Ai tha se kjo është një arritje e madhe për dy shtetet ballkanike, teksa tha se në një të ardhme të afërt do të ishte i lumtur të shkonte në Kosovë dhe në Serbi.
“Histroike” e ka quajtur presidenti Trump firmosjen e marrëveshjes teksa ka thënë se me këtë hap të hedhur do të normalizohen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Gjithashtu, është bërë e ditur se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Më poshtë është marrëveshja që kanë firmosur dy liderët përfshirë presidentin Trump:





