E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas prezantimit në “Sanremo”, Georgina kthehet në shtëpi dhe ka dy fjalë për eksperiencën e saj
Publik News

Pas prezantimit në “Sanremo”, Georgina kthehet në shtëpi dhe ka dy fjalë për eksperiencën e saj

Alketa dhe Georgina shkëlqyen në natën e tretë të festivalit, ndërsa kjo e fundit sot është rikthyer në shtëpi.

Georgina ka lënë Italinë së bashku me Ronaldo-n, i cili ishte i pranishëm në sallë për të parë partneren dhe s’ia ndau vështrimin asnjë sekond.

Në InstaStory, partnerja e futbollistit ndau një foto të çiftit në makinë, ndërsa krahas saj shkroi:

“Kthehemi në shtëpi. Faleminderit për urimet dhe për aq shumë dashuri! Shpresoj ta keni shijuar po aq shumë sa unë! Fundjavë të mbarë!”- janë fjalët e Georgina-s krahas postimit.

Partnerja e Ronaldos befasoi shikuesit me një kërcim tango, ku u shfaq shumë sensuale dhe mori duartrokitje të mëdha nga publiku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.