E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas replikave, Rama dhe Meta shtrëngojnë duart “me qetësi dhe dashuri”, çfarë nuk u pa gjatë ceremonisë së NATO-s Mar 29, 2019
Lajme

Pas replikave, Rama dhe Meta shtrëngojnë duart “me qetësi dhe dashuri”, çfarë nuk u pa gjatë ceremonisë së NATO-s Mar 29, 2019

Pas replikave në distancës për situatën e krijuar në vendin, sot Presidenti, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh në gjatë aktivitetit të organizuar në Sheshin “Nënë Tereza” me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Sipas fotografive të shkrepura nga LSA, Meta dhe Rama në këtë takim protokollar kanë shtrënguar duart për pak sekonda dhe kanë shoqëruar me “qetësi dhe dashuri” takimin e tyre.

Madje gjatë aktivitetit ata janë ulur përbri njëri-tjetrit. Në foto shihet Rama teksa shfleton axhendën e takimit, ndërkohë që Meta rehatohet në karrigen e transparente.

Rama-Meta-shtrengim duarsh2

Disa ditë më parë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë nga Pogradeci , teksa ka thënë se nuk do të lejojë instalimin e një junte ushtarake në Shqipëri dhe se ai ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën si Salvadore Allende për t’i dhënë fund ngërçit.

Ndërkohë që Edi Rama po nga Sheshi Nënë Tereza i është përgjigjur Presidentit Meta, duke i thënë se nuk duhet të ketë frikë për sulme ndaj pallatit Presidencial, pasi Shqipëria është vend i NATO-s.

rama metarama meta xhacka

 

Rama-Meta-shtrengim duarsh1Rama-Meta-shtrengim duarsh3meta paradeMeta-Xhacka-paradaMeta-Xhacka-parada1Meta-Xhacka-parada2rama parada NATOrama parada NATO1rama parada NATO2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.