E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas vetos për negociatat, Macron del me deklaratë në Mynih për Shqipërinë
Publik News

Pas vetos për negociatat, Macron del me deklaratë në Mynih për Shqipërinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha sot se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Evropian (KE) – që pritet të publikohet në mars –për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë pozitive, atëherë ai do të mbështesë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok për Tiranën dhe Shkupin.macron

Komentet e Macronit gjatë Konferencës për Siguri në Mynih, duket se po i japin fund bllokadës që këto dy vende të Ballkanit të lëvizin drejt anëtarësimit në BE dhe njëkohësisht dërgon sinjale për aleatët në BE se Franca ende mbështetë procesin e zgjerimit të bllokut me anëtarë të rinj.

 

“Ne po presim për raportin që del në muajin mars… varësisht, nëse rezultatet janë pozitive dhe ka besim, atëherë ne do të jemi në pozitë që të hapim negociatat”, tha Macron, raporton Reuters.

Macron kishte refuzuar që të miratonte nisjen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin gjatë një samiti të mbajtur tetorin e vitit të kaluar, duke thënë se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj të BE-së duhet të ndryshojë.

Ky ndryshim i qëndrimit të Macronit vjen para samitit BE-Ballkan që pritet të mbahet në muajin maj në Zagreb.

Të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë t’i bashkohen bllokut – Kosova, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – Gjermania dhe Komisioni Evropian, kishin deklaruar se Macron bën gabim nëse bllokon anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.